Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tjetër skuadër italiane në garë për Moratan

Alvaro Morata është lojtari që po kërkohet shumë në këtë afat kalimtar të verës, pavarësisht se ai së fundmi vazhdoi kontratën me Atletico Madridin.

30-vjeçari ka zgjuar interesimin e disa klubeve në Itali dhe Arabi Saudite.

Milani ka qenë prej kohësh e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa Juventusi, Al Hilali dhe Al Ettifaq po ashtu ishin në garë.

Sipas mediumit “Mundo Deportivo”, skuadra e fundit italiane që dëshiron ta transferojë Moratan është Roma.

Finalistja e Ligës së Evropës, Roma, po e shikon mundësinë e përforcimit të fazës së sulmit.

Jose Mourinho, trajneri i Romës, ka refuzuar të flasë rreth kësaj çështjeje.

Edhe Roma insiston për Moratan Sport Roma insiston për Moratan

Atletico Madridi është i hapur që ta shesë Moratan për 20 milionë euro.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Në edicionin e fundit sulmuesi shënoi 15 gola dhe bëri tri asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.