Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për Moratan

Skuadra e Romës është në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri dhe po insiston në transferimin e spanjollit Alvaro Morata, përcjell “Calciomercato” të enjten. Mësohet se Roma ka nisur negociatat me Atletico Madridin, ekip që tashmë e ka nxjerrë në shitje Moratan.

Morata do të largohet nga Atletico këtë verë, pasi klubi spanjoll nuk e ka ndërmend t’ia ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Për kartonin e tij, Atletico po kërkon 20 milionë euro, ndërsa Roma do të bëjë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij.

30-vjeçari te Roma po shihet si zëvendësim ideal për anglezin Tammy Abraham që pritet të largohet nga Roma këtë verë. Morata ka 15 gola deri më tani për Atleticon, ndërsa në Itali ka të fituar dy tituj kampioni me fanellën e Juventusit.