Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kërkon Moratan

Skuadra e Romës është në kërkim të një sulmuesi dhe ka kthyer sytë kah spanjolli Alvaro Morata, përcjell të enjten “Calciomercato”. Mësohet se Morata po shihet te Roma si zëvendësim ideal për anglezin Tammy Abraham, i cili në verë do të transferohet në Angli.

Morata ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa Roma është gati të ofrojë deri në 25 milionë euro për kartonin e tij. 30-vjeçari e njeh mirë kampionatin italian pasi në dy periudha ka luajtur me Juventusin dhe ka fituar dy tituj kampioni.

Ai para fillimit të këtij sezoni u rikthye tek Atletico, ndërsa deri më tani ka shënuar 12 gola në të gjitha garat. Krahas Romës, Morata po monitorohet edhe nga Milani e Juventusi.