Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata pranë rinovimit me Atleticon

Sulmuesi Alvaro Morata pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me Atletico Madridin për t’u dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. “AS” raporton të mërkurën se marrëveshja mes palëve pothuajse është arritur dhe do të bëhet zyrtare pas përfundimit të edicionit aktual.

Me rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, Morata do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2026.

Tek Atletico llogaritin në Moratan, i cili kohët e fundit është kërkuar nga Milani e Roma.

30-vjeçari verën e shkuar u rikthye te skuadra spanjolle pas huazimit dyvjeçar te Juventusi dhe këtë edicion ka realizuar 15 gola në 44 ndeshje të luajtura.