Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata pranë rinovimit me Atleticon

Sulmuesi Alvaro Morata pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me Atletico Madridin, ka njoftuar “AS” të martën. Bëhet e ditur se klubi i ka ofruar Moratas rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

30-vjeçarit i është ofruar rinovimi për një vit, me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Tek Atletico po duan ta mbajnë më gjatë Moratan në ekip, pasi sulmuesi ka treguar formë të mirë këtë sezon edhe pse nuk ka qenë titullar i rregullt në përbërjen e trajnerit Diego Simeone.

Ai ka shënuar 12 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa tek Atletico u rikthye para fillimit të këtij sezoni pas huazimit dyvjeçar te Juventusi.