Sulmuesi i Anglisë, Tammy Abraham nuk ka të ardhme te skuadra e Romës.
Ekipi italian ka vendosur ta nxjerr në shitje 26-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit, pasi tashmë i ka caktuar edhe çmimin kartonit të tij. Për ta lënë të lirë Abrahamin në fillim të vitit të ardhshëm, Roma po kërkon hiq më pak se 50 milionë euro.
Abraham këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për shkak të lëndimit dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri në vitin e ardhshëm.
Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Chelsea.
Abraham në dy edicionet e shkuar ka treguar paraqitje të mira për Romën dhe ishte ndër lojtarët kryesor të ekipit. Në 75 paraqitje në Serie A, ai ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 8 asistime.