Sulmuesi Tammy Abraham mund të rikthehet te Chelsea pas vetëm dy sezoneve me fanellën e skuadrës së Romës. “Daily Mail” ka raportuar të martën se Chelsea ka shprehur interesim për ta kthyer Abrahamin në “Stamford Bridge” pas paraqitjeve të mira që po tregon me ekipin italian.
Abraham në verën e vitit 2021 iu bashkua Romës për 40 milionë euro, ndërsa edhe këtë sezon ka treguar formë të mirë.
Ai ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat për Romën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. 25-vjeçari është zhvilluar si futbollist te Chelsea, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2017.
Chelsea është gati të ofrojë të paktën 50 milionë euro për ta kthyer sulmuesin anglez në verë.