Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ndjek Abrahamin

Manchester United ka shprehur interesim për sulmuesin e Romës, anglezin Tammy Abraham. Sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua Romës në vitin 2021 për 40 milionë euro nga Chelsea.

Por ai pritet të kthehet sërish në Angli. Chelsea ka opsionin për ta rikthyer sulmuesin për 80 milionë euro. Por Unitedi pritet të ofrojë më shumë për ta bindur Romën. Abraham në sezonin aktual ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Ai me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2026.