Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abrahami mund të përfundojë tek Aston Villa

Aston Villa është e vendosur që ta transferojë sulmuesin e Romës, Tammy Abraham, në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi anglez u largua nga Chelsea për t’u transferuar te Roma në gusht të vitit 2021 për rreth 40 milionë funte.

Shkëlqeu në sezonin debutues me italianët duke realizuar 27 gola në 53 paraqitje.

Megjithatë, këtë edicion nuk e ka formën e njëjtë. Ka realizuar vetëm shtatë gola në 30 ndeshje.

Abrahami më herët ka qenë pjesë e Aston Villas në edicionin 2018/19.

Shënoi 26 gola dhe dhuroi tri asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm