Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abrahami pritet të rikthehet në Premier League

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham po pritet të rikthehet në Premier League pas përfundimit të sezonit aktual. “Football-Italia” ka raportuar të mërkurën se Manchester Unitedi po insiston në transferimin e tij në verë.

Madje, mësohet se edhe Abraham është i interesuar të jetë pjesë e ekipit anglez prej sezonit të ri dhe tashmë ka kërkuar nga Roma që ta nxjerrë në shitje. Kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro, ndërsa Unitedi pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për sulmuesin e Anglisë.

25-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Chelsea dhe ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin nga Serie A. Këtë sezon, Abraham ka 7 gola e 5 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm