Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi i gatshëm t’i shpenzojë 80 milionë euro për Abrahamin

Roma do ta pranojë ofertën e Manchester Unitedit për Tammy Abrahamin, raporton “Calciomercato” të hënën.

Sipas sajtit italian, Unitedi është i gatshëm t’i paguajë Romës 80 milionë euro për sulmuesin anglez. Ai me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Por oferta joshëse e klubit anglez ka shtyrë drejtuesit e klubit italian ta pranojnë ofertën për 25-vjeçarin. Abraham më herët ka luajtur në Angli për Chelsean, Asto Villan dhe Swansea Cityn. Abraham në 31 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime.