Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa dhe Unitedi në garë për Abrahamin

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, është në shënjestër të dy klubeve angleze, Aston Villa dhe Manchester United.

Siç bëhet e ditur të martën, sulmuesi anglez mund të lirohet vetëm nëse njëra prej skuadrave është e gatshme t’i paguajë Romës rreth 45 milionë euro.

Sulmuesi 25-vjeçar me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Skuadrës italiane iu bashkua në gusht të vitit 2021.

Në edicionin aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuuar me shtatë asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.