Sulmuesi anglez, Tammy Abraham, ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Romës në fillim të vitit të ardhshëm. “Calciomercato” të hënën ka raportuar se Roma ka vendosur ta nxjerr në shitje Abrahamin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interesim për 25-vjeçarin tashmë kanë shfaqur ekipet nga Anglia, ndërsa Roma për kartonin e tij po kërkon të paktën 50 milionë euro. Abraham iu bashkua ekipit italian vitin e shkuar nga Chelsea për 40 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Këtë edicion, ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat.