Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për Abrahamin

Paris Saint-Germaini po rivalizon skuadrat angleze për shërbimet e sulmuesit Tammy Abraham, raporton “FootMercato” të hënën.

Bëhet e ditur se Abraham po shihet te Parisi si zëvendësim ideal për Neymarin, i cili pritet të shitet gjatë verës. Sulmuesi anglez ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Roma dhe ekipi italian është i gatshëm ta lërë të lirë për një ofertë prej 50 milionë eurosh.

25-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2021, kur iu bashkua nga Chelsea dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Këtë sezon ai ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 7 asistime në të gjitha garat. Krahas Parisit, situatën e Abrahamit te Roma po e monitorojnë edhe Manchester Unitedi e Tottenhami.