Manchester Unitedi po synon transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka raportuar “The Sun” të hënën.
Mësohet se ekipi anglez tashmë i ka bërë ofertë ekipin spanjoll për ta liruar sulmuesin 32-vjeçar në afatin kalimtar të janarit.
Thuhet se Unitedi ka ofruar mbi 40 milionë euro për Griezmannin, të cilit i ka ofruar pagë vjetore prej 15 milionë eurosh.
Griezmann po shihet si përforcim i duhur tek Unitedi për repartin e sulmit dhe ekipi anglez do të bëjë të pamundurën për transferimin e tij. Griezmann ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2026, ndërsa këtë edicion ka shfaqur formë fantastike, duke shënuar 12 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm