Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Sportingu nuk përjashtojnë kthimin e Ronaldos

Drejtori i Sporting Lisbonës, Hugo Viana, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e kthimit të Cristiano Ronaldos në klub.

Ai për “Sky Sports” ka thënë se këtë verë është e pamundur kthimi i Ronaldos në Portugali.

“Jo, tani nuk mendoj se do të jetë e mundur. Por, ne kurrë nuk e dimë. Ai mund të vendosë se ku mund të shkojë. Por ne kurrë nuk e dimë të ardhmen. Nuk dua të flas shumë për këtë, sepse kur flasim për Ronaldon është krejt ndryshe. Unë mendoj se ai ka edhe një vit kontratë, kështu që neve na mbetet të shohim se çfarë do të vendosë ai”, ka thënë Viana.

Sulmuesi 38-vjeçar me Manchester Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ylli portugez u zhvillua si lojtar te Sportingu para se të kalojë për herë të parë te Untiedi në vitin 2003. Ai karrierë të suksesshme ka bërë edhe te Real Madridi dhe Juventusi.

Artikuj të ngjashëm