Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Corinthiansi thërret Ronaldon

Skuadra e njohur nga Brazili, Corinthiansi ka hapur dyert për Cristiano Ronaldon, raportojnë mediumet e huaja të enjten. Është presidenti i klubit, Duilio Monteiro Alves, i cili haptazi ka shprehur admirimin për portugezin.

Ronaldo po kërkon të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë, por tashmë është refuzuar nga shumë skuadra në Evropë.

Te Corinthiansi kanë pranuar se po e monitorojnë nga afër situatën e Ronaldos, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse është e mundur ta transferojmë Ronaldon, por ne po e monitorojmë situatën e tij. Imagjinoni nëse papritmas Ronaldo do të donte të luante në Brazil”, ka thënë Alves.

37-vjeçari vitin e shkuar u kthye tek Unitedi, ku shënoi 24 gola në të gjitha garat.