E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të mbetet e paqartë te Manchester Unitedi.
Së fundmi “The Mirror” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit i kanë paraqitur një ofertë të re yllit portugez që po e dëshiron largimin nga “Djajtë e Kuq”.
Krerët e klubit anglez i kanë propozuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2024 dhe më pas ta lejojnë huazimin e sulmuesit.
Ronaldo ka kërkuar nga klubi që të lirohet pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.