Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi i hapur të nënshkruajë me Ronaldon

Cristiano Ronaldo, ylli i Manchester Unitedit

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi mbetet e paqartë.

Mediat e huaja raportojnë se portugezi mund të largohet në verë nga “Old Traffordi”.

Bëhet e ditur se PSG-ja është e hapur që të nënshkruajë me Ronaldon dhe kështu do t’i bënte bashkë në “Parc des Princes” me Lionel Messin.

Klubi francez ka qenë i interesuar për 37-vjeçarin edhe në verën e vitit të kaluar.

Ronaldo ka kontratë me Unitedin deri në fund të qershorit të vitit 2023, me mundësi vazhdimi.