Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plani i Ronaldos për tu transferuar te PSG-ja

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester Unitedi në verë. Mediat në Angli shkruajnë se portugezi synon që të transferohet te PSG-ja. Por, kjo mund të ndodhë nëse Manchester Unitedi nuk arrin që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.

Aktualisht skuadra angleze renditet në vendin e pestë.

PSG-ja do të ishte distanconi i parë i Ronaldos nëse largohet nga klubi anglez dhe do të bashkohej për herë të parë me rivalin më të madh, Lionel Messin. 37-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi. 

Artikuj të ngjashëm