Paris Saint-Germaini është distancuar nga transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në fund të këtij sezoni. Burime të afërta me ekipin francez kanë thënë se drejtuesit e PSG-së, nuk e kanë kontaktuar Ronaldon, i cili nuk është i kënaqur te Manchester Unitedi.
Madje, te PSG-ja kanë insistuar se nuk e kanë në plan ta transferojnë Ronaldon, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024. Ka ditë që po raportohet se Ronaldo po dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi pasi nuk është i kënaqur me rezultatet e ekipit.
Ai dëshiron të jetë pjesë e një skuadre që lufton për trofe dhe luan në Ligën e Kampionëve. Ronaldo para fillimit të këtij edicioni u kthye te Unitedi, ekip që e transferoi nga Juventusi.