Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, po insiston për transferimin e Cristiano Ronaldos pasi portugezi pritet të largohet në verë nga skuadra e Juventusit, ka raportuar të enjten “Le Parisien”.
Bëhet e ditur se PSG-ja po përgatit ofertën për ta bindur Ronaldon që të vazhdojë karrierën në Francë pas përfundimit të këtij edicioni.
Eliminimi i Juventusit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga Porto, ka ngritur dyshime të mëdha për të ardhmen e yllit portugez.
Ronaldo këtë sezon ka shënuar 27 gola dhe ka bërë katër asistime në 32 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.
36-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Real Madridi dhe me ekipin italian ka kontratë deri vitin tjetër.
Artikuj të ngjashëm