E ardhmja e portugezit Cristiano Ronaldos vazhdon të mbetet në dyshim.
Ylli portugez sipas “Corriere dello Sport” do të takohet me drejtuesit e klubit për të diskutuar të ardhmen e tij.
Drejtuesit e klubit italian thuhet se mund ta shesin portugezin për arsye financiare.
Për shërbimet e Ronaldos interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.
Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. 36-vjeçari këtë sezon ka shënuar 36 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e klubit nga Torino që prej viti 2018 kur u transferua nga Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm