Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mes Unitedit e PSG-s

Ylli portugez Cristiano Ronaldo përfundimisht do të largohet nga Juventusi nëse ekipi nga Torino nuk e siguron një vend për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, ka raportuar të martën e përditshmja italiane “Tuttosport”. Ronaldo është i gatshëm të mbetet te Juventusi por me kusht që të sigurohet paraqitje a në Champions.

Në të kundërtën, Ronaldo do të kërkojë largimin nga Juventusi për shkak se nuk dëshiron të jetë pjesë e një ekipi, i cili nuk paraqitet në garën më elitare të Evropës.

Thuhet se Ronaldo do të konsiderojë transferimin te Manchester Unitedi apo Paris Saint-Germaini, skuadra këto që haptazi kanë shprehur dëshirën për portugezin. Sulmuesi 36-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm kurse këtë sezon ka 32 gola në 39 ndeshje.