Trajnerit Arbnor Rifati dhe gjyqtarit Daut Mehmeti u është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe tani do të kërkojnë pafajësinë përmes procedurave të tjera.
Rifati muajin e shkuar u arrestua me pretendimin se ishte i përfshirë në trukimin e ndeshjeve të basketbollit.
Ai u arrestua së bashku me arbitrin Daut Mehmeti, i cili është i suspenduar përjetë nga FIBA.
Si Rifatit, ashtu edhe Mehmetit iu pat caktuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Për Mehmetin e Rifatin po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë
-
Goditen kurdisjet në basketboll, ndalen Daut Mehmeti e Arbnor Rifati
-
Arbnor Rifati e Daut Mehmeti arrestohen për kurdisje
-
Klubi i Arbnor Rifatit nuk ndalet, angazhon trajner nga Turqia
-
Me gjithë zhvillimet rreth Arbnor Rifatit, Ponte Prizreni vazhdon me përforcime