Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për arbitrin Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati.
Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa Mehmeti dhe Rifati janë arrestuar me dyshimin se janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti dhe Rifati janë arrestuar të premten kurse kanë qenë në mbajtje për 48 orë.
Masa e propozuar nga prokurori rastit është një muaj paraburgim. Arbitri Mehmeti javë më parë u përjashtua nga basketbolli me vendim të FIBA-s për kurdisje të ndeshjeve në Ligën Ballkanike. Por të dyshimta janë edhe ndeshje të Superligës dhe të Ligës Unike. Rifati ka qenë trajnerit shumëvjeçar te Ponte Prizreni dhe së fundi drejtues i këtij klubi të basketbollit.