Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reguiloni huazohet tek Atletico Madridi

Sergio Reguillon

Atletico Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për huazimin e Sergio Reguilonit.

Mbrojtësi i krahut do të veshë fanellën e klubit nga Madridi deri në fund të edicionit 2022/2023. Tek Atletico e kanë vlerësuar lartë Reguilonin si lojtarë me përvojë të madhe.

25-vjeçari ka përvojë në futbollin spanjoll pasi është rritur te Real Madridi. Ka luajtur edhe te Sevilla si i huazuar ku e kishte fituar Ligën e Evropës në edicionin 2019/2020. Në dy sezone në Premier League me Tottenhamin luajti 67 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe asistoi nëntë herë.

Reguiloni ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025. Te klubi nga Londra ishte transferuar në shtator të vitit 2020 nga Real Madridi për 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm