Skuadra e Lazios ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, spanjollin Sergio Reguilon, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën. Bëhet e ditur se Lazio tashmë është në negociata me Tottenhamin dhe marrëveshja mund të arrihet brenda kësaj jave.
Lazio po kërkon huazimin njëvjeçar të Reguilonit, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro. 25-vjeçari do të largohet këtë verë nga Tottenhami, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.
Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, ndërsa interesim për huazimin e tij ka shfaqur edhe Nottingham Foresti.