Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reguilon kthehet në La Liga

Sergio Reguilon do të rikthehet në Spanjë pas dy vjetësh në Premier League. Mbrojtësi i krahut të djathtë, do t’i bashkohet Atletico Madridit.

“The Sun” ka raportuar të hënën se Atletico tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për Reguilonin, i cili do të prezantohet tek ekipi spanjoll këtë javë.

Reguilon do të huazohet për një vit tek Atletico, ndërsa skuadra nga La Liga do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Reguilon ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Sevilla.