Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kthen interesimin kah Reguiloni

Pas vështirësive për të siguruar Cesar Azpilicuetan e Marcos Alonson, skuadra e Barcelonas ka kthyer interesimin kah një mbrojtës tjetër në Premier League. Bëhet fjalë për Sergio Reguilonin, i cili është nxjerrë në shitje nga skuadra e Tottenhamit.

“Mundo Deportivo” të shtunën bën të ditur se Barcelona është në negociata me Tottenhamin dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet javën e ardhshme.

Tottenhami për ta lënë të lirë Reguilonin po kërkon të paktën 30 milionë euro pasi 25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai është bashkuar me Tottenhamin në verën e vitit 2020 nga Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm