Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Reguilonin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesimin për mbrojtësin e krahut, spanjollin Sergio Reguilon ka njoftuar “Daily Mirror” të mërkurën.

Reguilon ka kërkuar largimin nga Tottenhami në fund të sezonit dhe Barcelona po bën gati ofertën për transferimin e tij. 25-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.

Ai iu bashkua Tottenhamit nga Real Madridi në vitin 2020, kurse ka luajtur edhe te Sevilla.

Në 31 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me fanellën e Tottenhamit reprezentuesi i Spanjës ka dy gola e tri asistime.