Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reguilon i ofrohet Barcelonës

Sergio Reguilon i është ofruar skuadrës së Barcelonës që është në kërkim të një mbrojtësi, përcjellë “Mundo Deportivo” të mërkurën. Bëhet e ditur se agjenti i spanjollit tashmë ka kontaktuar Barcelonën, pasi Reguilon është nxjerrë në shitje nga Tottenhami.

Për ta lënë të lirë Reguilonin, Tottenhami po kërkon rreth 30 milionë euro. 25-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025, kurse sezonin e shkuar ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Ai karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Sevilla, ndërsa Tottenhamit iu bashkua para dy vitesh.