Mbrojtësi i krahut, Sergio Reguilon do të jetë pjesë e Manchester Unitedit për edicionin 2023/24. Spanjolli është prezantuar të premten tek Unitedi, ekip të cilit i është bashkuar nga Tottenhami.
Reguilon është huazuar tek Unitedi për një vit me opsionin e blerjes për 10 milionë euro në verën tjetër.
26-vjeçari nuk e ka asnjë paraqitje këtë edicion, ndërsa është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2020.
Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2020, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrat e njohura nga Spanja, si Real Madridi, Atletico Madridi e Sevilla.