Sulmuesi i Japonisë, Takefusa Kubo ka gjasa të mëdha të rikthehet te Real Madridi vitin e ardhshëm, përcjell . Paraqitjet e tij të mira këtë sezon te Real Sociedadi, kanë bërë që Reali të mendojë për ta shfrytëzuar klauzolën e kthimit të Kubos.
Verën e shkuar, Kubo u transferua te Sociedadi për 8 milionë euro, ndërsa Reali ka ruajtur të drejtën e riblerjes së tij për 30 milionë euro. 23-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në La Liga, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 1 asistim në 8 paraqitje.
Kubo ishte transferuar te Reali në vitin 2019, por ekipi madrilen e ka huazuar vazhdimisht derisa e shiti te Sociedadi. Ai ka luajtur edhe për Mallorcan, Villarrealin e Getafen, ndërsa me Sociedadin ka kontratë deri në vitin 2027.