Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Couton

Real Madridi ka shprehur interesim për futbollistin e krahut, brazilianin Yan Couto raporton “Marca” të hënën.

Te Reali janë të gatshëm të ofrojnë mbi 20 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë edicion te skuadra e Gironas. Couto është në pronësi te Manchester Cityt dhe këtë edicion është huazuar te Girona, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.

Couto ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa Reali po insiston në transferimin e tij me të përfunduar edicioni aktual.

Couto prej vitit 2020 është pjesë e Manchester Cityt kur iu bashkua nga Coritiba, por vazhdimisht ka qenë i huazuar. Ai ka edhe dy paraqitje me përfaqësuesen e Brazilit.