Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali interesohet për Viniciusin

Vinicius Junior

Arsenali ka nisur interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior. 

“The Athletic” ka raportuar të shtunën se “topçinjtë” dëshirojnë ta kenë në skuadër superyllin brazilian. 

Dhe ky interesim ka nisur menjëherë pasi Real Madridi dëshiron t’i sigurojë shërbimet e Yan Diomandes së Leipzigut. 

Real Madridi nuk dëshiron që ta humbë Viniciusin si futbollist të lirë, pasi ai ka kontratë deri në verën e vitit 2027. 

Viniciusi u transferua te Real Madridi në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë, ka realizuar 128 gola dhe ka kontribuuar me 100 asistime në 375 paraqitje. 

Viniciusi në këtë verë pati paraqitje shumë të mira edhe me Brazilin në Kupën e Botës. I realizoi katër gola në pesë paraqitje.