Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Vinicius te Reali deri në vitin 2032

Vinicius Junior

Artikull i përditësuar (20:15) - Ajo që u raportua gjatë ditës, tashmë është zyrtare.

Braziliani Vinicius Junior ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032.

“Vinicius Junior është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në një nga periudhat më të suksesshme në historinë tonë”, shkruan në njoftimin e Realit të enjten mbrëma.

Braziliani iu bashkua Real Madridit në korrik të vitit 2018, në moshën 18-vjeçare. Në tetë edicione me fanellën e Realit ka luajtur 375 ndeshje, duke shënuar 128 gola dhe duke fituar 14 tituj.

Ai me Realin ka fituar dy Liga të Kampionëve, tre Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës, tre tituj të Spanjës, një Kupë të Mbretit dhe tre Superkupa të Spanjës.

Edhe Vinicius pritet të largohet nga Real Madridi Futboll Vinicius pritet të largohet nga Real Madridi

“Kontributi i tij në të gjitha këto trofe ka qenë i jashtëzakonshëm për shkak të lojës, asistimeve dhe golave të tij, përfshirë ato që shënoi në dy finalet e fundit të Ligës së Kampionëve që Real Madridi ka fituar ‘Parisi 2022’ dhe ‘Londër 2024’”, shkruan tutje klubi mbretëror.

Vinicius në vitin 2024 fitoi çmimin “Lojtari më i mirë” i FIFA-s.


Vinicius Junior dhe Reali arrijnë marrëveshje për kontratën e re

Vinicius Junior ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Real Madridin. 

Klubi spanjoll pritet ta bëjë së shpejti zyrtare arritjen e marrëveshjes me brazilianin për vazhdimin e kontratës, shkruan “The Athletic”.

Sulmuesi i krahut ka edhe një vit kontratë me Realin.

Arsenali ishte i gatshëm të përmbushte kërkesat e Viniciusit, por Reali bindi brazilianin për të nënshkruar kontratë të re.

Sipas “The Athletic”, Vinicius do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare, megjithëse, nuk është bërë e ditur nëse Reali ia ka plotësuar kërkesat brazilianit.

Edhe Vinicius e siguron vetë pagën e tij Futboll Vinicius e siguron vetë pagën e tij

Vinicius ka kërkuar pagë prej 30 milionë euro plus bonuse për rinovimin e kontratës.

Vinicius ka luajtur 375 ndeshje për Realin nga viti 2018.