Futboll

Viniciusi njofton Perezin se nuk do ta vazhdojë kontratën

Vinicius Junior

Vinicius Junior e ka njoftuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, se nuk do ta vazhdojë kontratën.

Sulmuesi brazilian është i pakënaqur me situatën e tij te Reali. Arsyeja kryesore për këtë është trajneri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, shkroi të hënën “The Athletic”.

Marrëdhëniet mes Viniciusit dhe Alonsos janë të tensionuara. Ka pakënaqësi te të dy.

Tensionet e para mes yllit brazilian dhe teknikut spanjoll kanë filluar gjatë Kupës së Botës për klube.

25-vjeçari Vinicius me Realin ka kontratë deri në vitin 2027. Negociatat mes menaxherit të Viniciusit dhe drejtuesve të Reali për vazhdimin e kontratës kanë ngecur kohëve të fundit.

Reali i ofroi brazilianit një kontratë të re me pagë prej 20 milionë euro në edicion, por kërkesat e menaxherit të Viniciusit janë për një kontratë me pagë vjetore prej 30 milionë eurove.

Sulmuesi i krahut te Reali u transferua në vitin 2018 nga Flamengo për 45 milionë euro.