Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon 20 milionë euro për Ceballosin

Real Madridi ka marrë vendim të prerë në lidhje me Dani Seballosin. Pavarësisht cilësive, Ceballos nuk ka arritur të përshtatet me klubin madrilen, tek i cili janë të gatshëm ta shesin gjatë verës.

Reali kërkon 20 milionë euro për Ceballosin., i cili rinovoi kontratën verën e kaluar, deri në vitin 2027.

Ceballos dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit nga Madridi. Siç shkruajnë mediumet në Spanjë, mesfushori 27-vjeçar u ka thënë në klub se është i gatshëm të presë rastin për t’i dëshmuar vlerat.

Mesfushori ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 21 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ai për Spanjën ka shënuar një gol në 13 paraqitje.