Mesfushori Dani Ceballos nuk do të largohet nga skuadra e Real Madridit. Ai të premten e ka rinovuar kontratën me Realin, ka njoftuar skuadra nga La Liga.
Me rinovimin e kontratës, Ceballos do të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit 2027.
26-vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2017 nga Betisi, ndërsa dy edicione ishte i huazuar tek Arsenali, përpara se të rikthehej në “Santiago Bernabeu” në vitin 2021.
Përgjatë katër edicioneve te Reali, Ceballos ka regjistruar 120 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka fituar 11 trofe, përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve dhe një herë titullin e kampionit të Spanjës.
Edicionin e fundit, Ceballos shënoi 1 gol dhe bëri 9 asistime në 46 ndeshje të luajtura.
Artikuj të ngjashëm