Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Real Madridin, ka njoftuar “Marca” të martën. Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur në parim dhe pritet të bëhet zyrtare muajin e ardhshëm.
Paraqitjet e mira të 32-vjeçarit këtë edicion, kanë detyruar krerët e Realit që ta blindojnë reprezentuesin e Spanjës edhe për një periudhë më të gjatë.
Me kontratën e re, Carvajal do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Kontrata e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion, Carvajal ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat për Realin.