Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos. “Fichajes” raporton të hënën se ekipi anglez po synon transferimin e Ceballosit në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka bërë gati ofertën për shërbimet e tij. Mësohet se Newcastle është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për ta bindur Realin në lirimin e 27-vjeçarit.
Ceballos është i gatshëm të largohet nga Reali pasi këtë edicion nuk ka shumë hapësirë, duke regjistruar vetëm 73 minuta lojë në të gjitha garat.
Ceballos ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2027, ndërsa ka luajtur edhe për Arsenalin e Real Betisin.