Futbollisti i krahut, braziliani Yan Couto, shpreson që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit.
Couto aktivizohet te Girona, ndërsa është nën pronësi të skuadrës së Manchester Cityt. 21-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë edicion te Girona, ekip që është huazuar për një vit nga City.
Megjithatë, braziliani dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Reali pasi klubi madrilen ka shprehur interesim për transferimin e tij në verë.
Couto në vitin 2020 iu bashkua Cityt nga Coritiba, por që nga atëherë është huazuar. Ai ka qenë i huazuar edhe te Braga, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Këtë edicion Couto ka treguar paraqitje të mira, ku në 21 ndeshje të luajtura për Gironan ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë. Couto ka edhe dy paraqitje me përfaqësuesen e Brazilit.