Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cancelo nuk dëshiron të kthehet te City

Joao Cancelo ka konfirmuar se dëshiron që huazimi i tij nga Manchester City te Barcelona të kthehet në transferim të plotë në verë.

Mbrojtësi i krahut nuk është pëlqyer shumë nga trajneri Pep Guardiola dhe City vendosi që ta huazojë atë.

Cancelo si i huazuar ishte edhe pjesë e Bayern Munichut.

“Huazimi nga Manchester City? Nuk e di ende të ardhmen por do të doja të qëndroja te Barcelona. Jam rritur me Ronaldinhon si idhull dhe jam krenar ta mbajë veshur fanellën e Barçës”, ka deklaruar Cancelo në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport” të martën.

Artikuj të ngjashëm