Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cancelo dëshiron të mbetet pjesë e Barcelonës

Joao Cancelo dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e skuadrës së Barcelonës. Ai nuk dëshiron të kthehet te skuadra e Manchester Cityt. Cancelo është te Barcelona deri në fund të edicionit aktual. Por dëshira e tij është të mbetet pjesë e gjigantit spanjoll edhe në edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi i krahut me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Portugezi për Barcelonën ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në 30 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.