Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cancelo arrin marrëveshje me Barcelonën

Joao Cancelo

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës, ka njoftuar të enjten “Mundo Deportivo”. Mësohet se Cancelo është në pritje të marrëveshjes mes klubeve për ta finalizuar transferimin e tij në “Camp Nou”.

Barça është në negociata me Manchester Cityn dhe po insiston në huazimin e portugezit me detyrim të blerjes së kartonit të tij verën tjetër. Cancelo ka pranuar kontratën trevjeçare të ofruar nga Barcelona me pagë vjetore prej 6 milionë eurosh.

Te City nuk llogaritin në Cancelon, të cilin e kanë nxjerr në shitje dhe për ta lënë të lirë po kërkojnë të paktën 50 milionë euro.

Cancelo në fund të edicionit të shkuar u rikthye te City pas huazimit prej gjashtë muajve te Bayerni, ekip që nuk shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij.

29-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2027.