Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon Cancelon

Joao Cancelo

Skuadra e Barcelonës po synon t’i sigurojë shërbimet e portugezit Joao Cancelo për sezonin e ardhshëm.

“Mundo Deportivo” shkruan të premten se te Barcelona po shikojnë mënyrën më efikase për transferimin e Cancelos nga Manchester City.

Mbrojtësi i krahut, në fillim të këtij viti u huazua te Bayerni, por ekipi gjerman nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 70 milionë euro.

Kështu që, Barcelona po synon huazimin njëvjeçar të Cancelos me detyrim të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

Cancelo po shihet si përforcim i rëndësishëm dhe i përshtatshëm për stilin e lojës së trajnerit Xavi Hernandez.

Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka 3 gola e 9 asistime në të gjitha garat e luajtura, qoftë me ekipin anglez apo gjerman.