Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona bën ofertë për Cancelon

Skuadra e Barcelonës i ka bërë ofertë zyrtare Manchester Unitedit për mbrojtësin e krahut, portugezin Joao Cancelo, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të hënën.

Barça po insiston në transferimin e Cancelos dhe po shpreson ta bindë Cityn sa më shpejt në lirimin e tij.

Mësohet se Barça ka kërkuar huazimin e tij njëvjeçar me detyrim të blerjes verën e ardhshme për 40 milionë euro.

Te City nuk llogaritin në Cancelon, të cilin tashmë e kanë nxjerrë në shitje.

Ai ishte i huazuar për gjashtë muaj te Bayern Munichu, por ekipi gjerman nuk shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij.

Edhe Casado pritet të largohet nga Barcelona Futboll 1 muaj më parë Casado pritet të largohet nga Barcelona

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me Cityn, ekip të cilit iu bashkua nga Juventusi në vitin 2019.

Cancelo te Barcelona po shihet si përforcim i duhur pasi mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes dhe pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez.