Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i cakton çmimin Cancelos

Te Manchester City janë të vendosur për ta shitur mbrojtësin e krahut të djathtë, Joao Cancelo gjatë kësaj vere. “Sky Sports” shkruan se City tashmë i ka caktuar çmimin portugezit, pasi Bayern Munichu nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.

Cancelo në fillim të këtij viti u huazua te Bayerni, ekip që mund ta bëjë transferim të përhershëm nëse paguan 70 milionë euro.

Bëhet e ditur se City po e vlerëson tani Cancelon 40 milionë euro dhe është në pritje të ofertave nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

28-vjeçari këtë edicion ka 3 gola e 11 asistime në të gjitha garat, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm