Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon 50 mln euro për Cancelon

Joao Cancelo

Portugezi Joao Cancelo, përfundimisht pritet të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere, ka njoftuar “Sky Sports” të martën. Mësohet se City ka ulur çmimin e Cancelos vetëm për ta shitur gjatë kësaj vere, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Për ta lënë të lirë Cancelon, City po kërkon 50 milionë euro duke pasur parasysh se interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Barcelona e Benfica.

29-vjeçari në fillim të këtij viti u huazua te Bayern Munichu, ekip që nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së tij.

Cancelo ka kontratë me skuadrën angleze deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm